Alban Skenderaj - Thirrje e deshperuar teksti (lyrics)

Alban Skënderaj

[Alban Skenderaj - Thirrje e deshperuar teksti lyrics]

Ju kuptoj
O njerëz që kurrë s'ju kanë pranuar
Ju pranoj
O njerëz që kurrë s'ju kanë dëgjuar
Ju dëgjoj o njerëz që zërin ua kanë harruar
Jo s'mund t'ju harroj, hm hm
Gjithmonë për ju kam për të kënduar

Ju dëgjoj, ju kuptoj
Ju pranoj, jo s'ju harroj
Ju që buza, s'ju gëzoi
Dhe bota në sofrën e saj të pasur
Një lugë për ju s'e shtoi
Ju ka ndarë, zemrën ju ka vrarë
Hm hm, hm hm, hm hm

Një thirrje të dëshpëruar
Askush nuk e dëgjoi askush nuk e pranoi
Që pa nisur përfundoi
Libër i pashkruar që askush nuk e shfletoi
I lënë në errësirë ku pluhuri e mbuloi

Edhe në jetë, edhe në jetë
Të gjithë luajnë për të fituar
Por veç për ju loja pa nisur ka përfunduar
Mos hidh një hap, mos hidh një hap
Ujku dhëmbët i ka zbuluar
Mos hidhni një hap (hap) uh, uh
Toka rreth jush është deminuar

Ju dëgjoj, ju besoj
Në pasuri mbi varfëri, jo s'e pranoj
Ju që fati, ju dënoi
Dhe bota në sofrën e saj të pasur
Një lugë për ju s'e shtoi

Një thirrje të dëshpëruar
Askush nuk e dëgjoi askush nuk e pranoi
Që pa nisur përfundoi
Libër i pashkruar që askush nuk e shfletoi
I lënë në errësirë ku pluhuri e mbuloi

Interpretimi për


Shtoni interpretimin

Shtoni një interpretim të zgjeruar

Nëse e dini se për çfarë këndon interpretuesi, mund të lexoni "midis rreshtave" dhe të njihni historinë e këngës, mund të shtoni një interpretim të tekstit. Pas verifikimit nga redaktorët tanë, ne do ta shtojmë atë si një interpretim zyrtar të këngës!

Interpretime të reja për tekstet

A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Interpretojnë