Alban Skenderaj - Nentor, 26 teksti (lyrics)

Alban Skënderaj

[Alban Skenderaj - Nentor, 26 teksti lyrics]

Fundin e ngushtë, buzët e kuqe flakë
Flokët e shtrirë dhe sytë e lyer
Ku po shkon? Ku po shkon? Ku po shkon?
E paduruar, sytë në telefon
Dhe në parfum e dehur sonte ku po shkon?
Ku po shkon? Ku po shkon?

Pse në kinema me shoqet zemër
E ke lënë kaq vonë?!
Jo nuk thash se po më tradhëton
Por ku po shkon?

Ku po shkon, ku po shkon?
Kë po pret kaq gjatë?
Më thuaj ku po shkon, ku po shkon?
Gati është mesnatë
Gjithë ditën si naiv nga ty unë prita
Mbrëmjen ta kalonim bashkë
Sot që është nëntor 26, 26

Takat e larta, dhe një medalion


Varur në qafë dhuratë e përvjetorit tonë
Ku po shkon? Ku po shkon?
Sytë e zhgënjyer ti m'i injoron
Kokën e ulë dhe orën tënde kontrollon
Ku po shkon? Ku po shkon?
Jo nuk jam një tip festiv unë
Asnjëherë s’kam pritur shumë
Por ti po më dhuron një natë pa gjumë
Një natë pa gjumë

Ku po shkon, ku po shkon?
Kë po pret kaq gjatë?
Më thuaj ku po shkon, ku po shkon?
Gati është mesnatë
Gjithë ditën si naiv nga ty unë prita
Mbrëmjen ta kalonim bashkë
Sot që është nëntor 26, 26

Tani katër zero ora po shënon
Ditëlindjen time vetëm Facebook e kujton
Asnjëri s'më uron
Si me keqardhje Lucky më lëpin
Me sytë e tij më rikujton besnikerinë
Dashurinë, dashurinë
Nje trokitje vjen nga dera
Kush vallë mund të jetë tani
Zemra do më ndal se për cudi, se për cudi
Janë të gjithë ata që dua
Me dhurata nëpër dua
Dhe nga pas dikush lëviz
Më puth në buzë dhe thotë "Surprizë"

Interpretimi për


Shtoni interpretimin

A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Interpretojnë