Alban Skenderaj - Çdo Ditë Një Shën Valentin teksti (lyrics)
Alban Skënderaj
[Alban Skenderaj - Çdo Ditë Një Shën Valentin teksti lyrics]
Vrenjtur me kokën mënjanë?
"Të dua më pak se muzikën"
Unë kurrë s'ta kam thënë
Pse më sheh ashtu përgjumur dhe me kaq çudi?
Me një këngë për ty gjithë
Natën kam bërë dashuri
Prit pak se po bëj shaka por është e vërtetë
Nuk mjaftonte një buqetë për datën 14
Ndaj më lejo mëngjesin sot të
Ta sjell unë në shtrat një këngë për ty
Më lejo ta këndoj si dhuratë
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo
Ditë një Shën Valentin
Unë jam romantik në vargje ti
Je në të vërtetë
Me ty unë kam kuptuar çfarë vlen
Në t'vërtetë në këtë jetë
Ndaj me lejo dhe një herë të
Të them sesa ndihem me fat një këngë për ty
Më lejo ta këndoj si dhuratë
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo
Ditë një Shën Valentin
Oh, oh (një Shën Valentin)
Se jeta me ty eshte çdo ditë
(një Shën Valentin)
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo
Ditë një Shën Valentin
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo
Ditë një Shën Valentin