Alban Skenderaj - Faleminderit teksti (lyrics)
Alban Skënderaj
[Alban Skenderaj - Faleminderit teksti lyrics]
Kjo është herë e fundit që vijë
Nuk mund t'a kthej kohën unë pas
Për ne të dy yh
Se ti më ke dhënë me qindra mundësi
Të kam lodhur zemër, e di
Nuk do t’i shoh, nuk do t'I puth më sytë e tu
Por qenka e vështirë, të thuash lamtumirë
Pa e kthyer kokën pas më asnjëherë
Më dhe aq shumë vërtet'
Sa do mjaftonte për njëmijë vjet
Dhe tani pa ty asgjë nuk ka më vlerë
Faleminderit, faleminderit
Për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe
Faleminderit, faleminderit
Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le
Aty ku uh, uh, uh, uh, uh, uh, uh, ku më le
Aty ku uh, uh, uh, uh, uh, uh, uh, ku më le
Dukesh kaq e lumtur tani
Gati dukesh tjetër njeri nën cilin qiell
Nën cilin diell merr energji?
Zemër, jam vërtet’ i lumtur për ty
Dhe pse s'më lexohet në sy
Ti buzëqesh, unë i gëlltis lotët e mi