Elsa Lila - Mars teksti (lyrics)

Elsa Lila

Vitin e kaluar ajo u rikthye pas 25 vitesh, në “Festivalin e 61 të Këngës” dhe u vleresua nga juria me pikët maksimale. Edhe ne kete vit kantautorja e njohur synon sërish për vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”. Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN, duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë. Do të jenë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike. Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e vet në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Edicioni i 10-të do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare.

[Elsa Lila - Mars teksti lyrics]

Mars, ishte një natë e gjatë
Sa hije atë natë
Vërtiteshin mbi shtrat
Ishte një Mars i gjatë
Në një dhomë të ftohtë

Në mure zhgarravitur
Emra, data, lot
Ishte një Mars i gjatë
Vetmuar në një dhomë
Ku shpirti ulëret
Por askush se dëgjon
Ditët numeroja
Mbi një kalendar
Sa doja të të thoja
Se malli mua më ka marrë
- E di që me dëgjon !
Malli më ka marrë
Unë do të vij herët a vonë
Se të vertetën e dimë unë dhe ti,dhe ti
Se herët a vonë do të vij


Po unë do të vij !

Ishte një Mars i gjatë
Sa hije atë natë
Vërtiteshin mbi shtrat
Vetmuar në dhomë
Një zë i mbytur jam
Askush nuk më dëgjon
Përgjigje jo nuk kam
Ishte një Mars i gjatë
Në një dhomë të ftohtë

Në mure zhgarravitur
Emra,data, lotë
Ditët janë njësoj
I njëjti kalendar
Sa doja të të thoja
Se malli mua me ka marrë !
- E di që më dëgjon !
Malli më ka marrë
Unë do të vij herët a vonë
Se të vërtetën e dimë une dhe ti, dhe ti
Se herët a vonë do të vij
Se malli mua me ka marrë
Malli më ka marre !
Se të vërtetën e dimë une dhe ti, dhe ti
Se herët a vonë do të vij
Po, unë do të vij !

Interpretimi për


Shtoni interpretimin

A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Interpretojnë